Skip links

Nga koncepti në krijim!

Rreth nesh

Kompania "Two Friends" u themelua në vitin 2020, bazuar në një vizion të përbashkët për një qasje më personale dhe më të menduar rreth sektorit të ndertimit.

Aftësia e kompanisë për të adresuar kushtet dhe kërkesat në ndryshim, për të gjetur dhe për të ofruar projekte të ndryshme, si dhe për të zgjeruar shërbimet e saj, ka rezultuar në rritjen e kompanisë përtej cdo pritshmërie.

Ne garatojmë në secilin ndërtim!

Ne ndërtojmë vetëm projekte të cilësisë më të lartë në mënyrë të sigurtë dhe respektojmë gjithmonë detyrimet tona.

PROJEKTE

SIGURI

SERIOZITET

Besueshmëria ku mund të mbështeteni!

Si kompani përfaqësojmë standardet më të larta etike në industri, dhe i qëndrojmë besnikë vlerave tona themeluese të cilësisë, shërbimit, vëmendjes personale ndaj klientëve, ndershmërisë dhe integritetit.

Ne zgjedhim me kujdes të gjitha materialet tona për të ndërtuar struktura që tejkalojnë të zakonshmen. Gjithmonë punojmë me klientët tanë si një ekip, respekti i ndërsjellë siguron themelin për suksesin tonë.

8

Vite
përvojë

Cilësia që meritoni.

Ne e kuptojmë se pasuria jonë kryesore janë njerëzit. Qëllimi ynë është që të kemi një mjedis, ku njerëzit ndihen të sigurt fizikisht dhe emocionalisht. Përkushtimi ynë për të ofruar shërbime të klasit botëror për klientët tanë, vendosmëria për ofrimin e punës së jashtëzakonshme, kapaciteti për zhvillim, dhe angazhimi i palëkundur përfaqësojnë misionin të cilit i shërbejmë.
Ne ndërtojmë me synimin për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve tanë për sigurinë, cilësinë, funksionalitetin, estetikën dhe ofrojmë projekte që i qëndrojnë testit të kohës. Njerëzit janë në qendër të projekteve tona të ndërtimit dhe gjithçka është e përqendruar për të bërë më të mirën për ta.
This website uses cookies to improve your web experience.